Salianji gjatë një debati me Nasip Naçon në Komisionin Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të TIMS, përmendi edhe punonjësit e administratës që dje kanë shkuar në Athinë për takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë.
Ai shprehet se sistemi TIMS tregon se 53 autobusë janë nisur vetëm nga jugu drejt Athinës, të mbushur me punonjës të administratës.
Salianji: Mos u turni për të bërë zhurmë e merr fjalën kushdo këtu.
Nasip Naço: në datën 15 të jenë mbi 5 dëshmitarë.
Salianji: Nëse doni të flasim për Athinën, autobusët, furgonat, keni dërguar 53 autobusë në jug, del në sistemin TIMS, keni çuar nga administrata të gjithë punonjësit. Ne nuk jemi as për show as për një gjë që ka të bëjë partia juaj. Tallavatë për të mbledhur njerëz i bëni juve, nuk jemi marrë politikisht, por nëse doni, 53 autobusë vetëm nga jugu keni dërguar në Athinë, i keni të dhënat tek TIMS.