Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur mbi ndryshimin e ri brenda opozitës, pas mbledhjes së grupit për herë të parë në selinë qendrore të PD ku njoftoi bashkimin.
“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës! Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bëjmë sot, asgjë më shumë. Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!”-shkruan Salianji.