Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka dokumentuar dokumentet dhe provat që faktojnë se si  ‘Rilindasit’ tentuan të manipulojnë dhe të mbrojnë Agron Xhafajn, duke detyruar Alizotin që të deklarojë se ka qenë ai që ka biseduar me ‘Babalen’.

Salinaji ka publikuar dokumentet zyrtare të cilat sipas tij fundosin deputetin Taulant Balla dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Postimi i Ervin Salianjit:

XhafajGate!

Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.

Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.

Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare

Deri tani kemi parë shumë pak ????