Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë se po ndërhyn në zgjedhjet që do të mbahen ditën e nesërme për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
"Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë!", shkruan Salianji.
POSTIMI I SALIANJIT
Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë!
Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartasi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare!
Populli thotë vesi del me shpirtin!





