Deputeti i PD-së Ervin Salianji, njëkohësisht koordinator i grupeve të punës të ngritura nga opozita për Vettingun në politikë deklaroi sot se kryeministri Edi Rama dhe PS nuk e duan Vettingun dhe po e refuzojnë.

Sipas tij vettingu në politikë ecën paralelisht me vettingun në drejtësi dhe nuk e shmang. Deputeti demokrat tha se nuk ka negociata maxhorancë-opozitë.

"Pas depozitimit të projektligjit për ndryshime për të bërë të mundur vettingun e politikanëve Rama dhe PS po e refuzon. Ne e kemi depozituar në parlament një projektligji për vettingun për funksionarët e lartë që kanë lidhje me krimin. Propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është për t’iu shmangur vettingut të politikanëve. Vettingu ecën paralel me vettingun në drejtësi, nuk e shmang. Edhe sot nuk ndalohet që SPAK-u apo prokuroria e posaçme të hetojë funksionarë por vullneti politik i kryeministrit. Ne jemi duke e detajuar në mënyrë të plotë platformën për largimin e personave të inkriminuar", deklaroi Salianji.