Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me propozimet e bëra së fundmi nga mazhoranca për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. 

Salianji shprehet se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. 

Deputeti i PD-së theksoi se po ashtu me propozim e bëra nga mazhoranca, mbyllen listat dhe ndalohen koalicionet. Ndërsa u bëri apel qytetarëve apel për të protestuar më 11 korrik në orën 20:00. 

“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet! 

Në 11 Korrik ora 20:00 protesto”, shkruan Salianji.