Pas publikimit të draftit për dhënien me koncesion të amfiteatrit të Durrësit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti i PD Ervin Salianji shprehet se qeveria po i merr Shqipërisë gjithçka për ta ndarë atë si plaçkë me klientelën me të cilën ndan pushtet dhe para.

“Qeveri që i merr Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka dhe e ndan si plaçkë me klientelën që bashkëndan pushtet dhe para!

Pas rrugëve, porteve, aeroporteve, shëndetësisë, mineraleve, bregdetit, çdo pasurie dhe burimi natyror që ka ky vend e kanë ndarë në pak duar, tani po përlajnë Butrintin, Pallatin Mbretëror dhe Amfiteatritn e Durrësit!

Qeveri që plaçkit me ritme sikur çdo ditë të jetë dita e fundit!”, shkruan Salianji.