Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes deputetit Ervin Salianji atë që e konsideron si kanabizim të vendit me urdhër politik të Edi Ramës.

Duke iu referuar një raporti të OKB-së, Salianji shkruan se vendi ynë është i pari në Evropë për prodhimin e hashashit.

Deputeti i PD thekson se Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabisi, duke shtuar se kultivimi ndodh me urdhrin e atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar.

Posimi i plotë i Salianjit:

Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njejtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar.