Deputeti demokrat Ervin Salianji paralajmëron në një postim në Facebook se një nga Partia Socialiste do përfundojë në burg.
Nisur nga çështja e denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë në prani të dy deputetëve socialistë Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, Salianji shkruan se ku i fundit do të shkojë në burg për të shpëtuar Ballën.
"Sa herë Rama përmend “Babalet” dhe përpiqet të ironizojë, dikush i përfundon pas hekurave për të shpëtuar disa të tjerë. Herën e parë shkoi në burg Geroni për të shpëtuar Xhafajn, këtë herë Rrahmoni për të shpëtuar Ballën!", shkruan Salianji.





