Një gjykatë në Indi ka gjobitur me 271.000 dollarë një sallon bukurie, pasi i kanë prerë keq flokët modeles.

Sipas BBC, flokët për modelen ishin shumë të rëndësishme pasi reklamonte produkte të shumta me to.

Gjykata vendosi që prerja e flokëve i ka shkaktuar humbje të madhe modeles, ndaj dhe ata morën vendimin e gjobës.

Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të shquar hotelesh në Delhi, lejohet të apelojë kundër vendimit.