Është e para grua arabe që ka marrë licencën e trajneres nga FIFA dhe drejton një skuadër futbolli burrash. Ekipi quhet Al-Ahly Al-Gadaref dhe e ka selinë në qytetin Gedaref në Sudan.

Në këtë shtet, ëndrra për të parë një skuadër futbolli me femra është ende në sirtar, kështu që e vemtja mënyrë për ta ushtruar profesionin e trajneres ishte të drejtonte një ekip djemsh.

Salma Al-Majidi, ka stërvitur disa klube sudaneze, ndërsa më i njohuri ishte Al Nasr Omdurman në divizionin e tetë. "Në fillim, shumë lojtarë nuk bashkëpunonin me mua pasi që jam femër", ka thënë Salma. 

Sudanezja ka thënë se në të ardhmen ëndërron që ta drejtojë ekipin kombëtar të femrave të Sudanit.