Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali që u publikua këtë të premte në media, ku një sasi prej 27 ton fileto pule e importuar nga Brazili, me prani të bakterit salmonela u fut në tregun shqiptar nga kompania “Dimal Inc”.

Bëhet me dije se mishi i pulës ishte i infektuar me bakterin e njohur si “Salmonella Typhimurium”. Sipas të dhënve të OBSH-së, “Typhi” është një patogjen kryesor enterik që infekton si njerëzit ashtu edhe kafshët. Infeksioni fillon me gëlltitjen e ushqimit të kontaminuar në mënyrë që salmonelat të arrijnë në epitelin e zorrëve dhe të shkaktojnë sëmundje gastrointestinale.

Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë të zgjatur, lodhje, dhimbje koke, nauze, dhimbje barku dhe kapsllëk ose diarre. Disa pacientë mund të kenë skuqje apo dhe krruajtje dhe ethe. Sipas vlerësimeve të vitit 2019, ka 9 milionë raste të etheve tifoide çdo vit, duke rezultuar në rreth 110 000 vdekje në vit.

Pra, në këtë rast, konsumatorëve shqiptarë i është rrezikuar seriozisht jeta, ndërkohë që AKU, Ministria e Shëndetësisë, dhe të gjitha instancat përkatëse nuk mbajnë përgjegjësi dhe as nuk kanë zbuluar se sa sasi nga 27 ton që janë futur në vend janë konsumuar nga qytetarët.