Në një dalje për mediat Sali Berisha dhe Salvador Kaçaj, eksponent i PD në Lezhë kanë denoncuar një kërcënim me armë, që i është bërë këtij të fundit.
Sipas Kaçajt, personat që e kanë kryer sulmin kanë qenë njerëz pranë Pjerin Ndreut, kandidatit socialist për bashkinë e Lezhës.
“Ka ditë që në Lezhë dhe Kurbin ushtrohet terror nga sejmenët e pushtetit, por që të arrinin deri sa të më kërcënojnë me armë dhe kemi shpëtuar falë manovrave të shoferit tim, që është ish-gardist dhe Zoti na ka dhënë një jetë të dytë. Makinat që erdhën ishin pa targa. Dolën dy makina na bllokuan rrugën. Zbritën nga makina e bardhë Audi, me armë për të na gjuajtur. Falë manovrës së shoferit arritëm të largohemi. Në çdo derë ka patur kërcënime nga bandidatët e Pjerin Ndreut. Edi Rama është marr personalisht me mua”, tha Kaçaj.