Ish-ministri italian Mateo Salvini, njihet si një tifoz i zjarrtë i Milanit, i cili shpesh herë flet edhe për situatën e kuqezinjve. Këtë herë e ka pasur me Suson, i cili bëri 26-vjeç së fundmi.

Salvini e ka uruar spanjollin në një koment në “Instagram” duke i shkruar: “Urimet më të mira! Me shpresën që Babagjyshi t’ju sjellë shpejtësi, vendosmëri dhe dëshirë për të luajtur”.

Ndërkaq Suso nga ana tjetër është përgjigur me ironi: “Faleminderit. Me shpresën që Babagjyshi do t’ju sjellë shpejtësi, vendosmëri dhe dëshirë për të menaxhuar më mirë, shumë më mirë një vend që unë e dua”.