Ditën e djeshme në mediat rozë u publikua lajmi se këngëtarja Britney Spears është ndarë nga bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Sam Asghari.
Këtë gjë e ka konfirmur dhe vetë modeli dhe trajneri i fitnesit pranoi se se martesa me Britney Spears ka marrë fund.
Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, modeli dhe trajneri i fitnesit pranoi se dëshira për privatësi “duket qesharake”, por kërkoi që media të jetë “dashamirëse”.
“Pas gjashtë vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për secilin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirat. Gjërat ndodhin. Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë, përfshirë mediat, të jenë dashamirës,” tha ai.