Këngëtarja, Samanta Karavella ka festuar ditën e djeshme 31-vjetorin e saj mes miqve më të ngushtë e njerëzve të dashur.

Samanta ka ndarë gjithë atmosferën e ditëlindjes në disa foto dhe video në llogarinë e saj në “Instagram”, duke i falënderuar të gjithë.

“Faleminderit që e bëtë ditëlindjen time kaq speciale”, ka shkruar Samanta krah pamjeve ku duket se ka zgjedhur një fustan me motive florale të thjeshtë.

Shumë ndjekës kanë shkruar se Samanta feston 20-vjetorin duke qenë se që prej fillimeve të saj në muzikë, ndryshimet kanë qenë thuajse të padukshme. Megjithatë Karavella e ka nisur rrugëtimin muzikor në moshë shumë të hershme në “Ethet e së premtes”.