“Është bërë tashmë një trend kjo pjesa e operacioneve palstike por kjo s’do të thtoë që çdo person është ‘i bërë’. Një ndryshim i imi që vihet re, që është një vetëm ju e keni kuptuar dhe unë po e them sot ekskluzivisht, pastaj të tjerat nuk janë të vërteta. Dhe pirsingu është e vërtetë që e ngre buzën, paavrësisht që disa nuk e pranojnë dot, por kjo është e vërteta!” ka thënë Samanta duke sqaruar kështu të gjitha thashethemet që prej kohësh qarkullojnë në rrjetet sociale, në një emisionin “ExpressRozë”

E pyetur rreth lajmit se Samanta më parë ka deklaruar që Ronela nuk i lë mundësi të përparojë në karrierë, këngëtarja ka thënë se është folur shumë për këtë pjesë dhe s’preferon t’i kthehet më. “Është diçka që ne ashtu e kemi ndjerë dhe prandaj ka ardhur një shkëputje.”

Ajo gjithashtu ka folur për rolin e saj tashmë si menaxhere e “Max production” dhe kënaqësinë që ka marrë nga mënyra sesi kënga  e saj e fundit u prit nga publiku.