Këngëtarja e njohur, Samanta Karavello ka ndarë me fansat e saj në Instagram tatuazhin e ri që ajo ka bërë në trupin e saj.

Ajo shprehet se këtë tatuazh ia dedikon familjes.

Siç duket edhe nga fotoja ajo ka vendosur të përjetësojë inicialet e familjarëve të saj, të babait, nënës dhe të motrës.