Greqi, 9 qershor 2014 – Greqia nuk po gjen rehat me qeverinë e saj. Kryeministri Samaras ka vendosur rikompozimin e saj duke larguar shtatë ministra aktualë, duke e argumentuar këtë vendim si një reagim ndaj mesazhit që mori në zgjedhjet e majit.
Konkretisht, ndryshime ka pasur në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, në atë të Shëndetësisë, Arsimit, Bujqësisë dhe Ushqimit.
Nuk kanë lëvizur nga postet e tyre Ministri i Jashtëm apo i Mbrojtjes.
Ndërkohë, ministri i Rendit Publik, Nikos Dendias që kishte depozituar dosjen penale kundër Agimit të Artë, është shpërblyer me dhënien e postit të Ministrit të Zhvillimit.
Ndërsa në vend të Janis Sturnaras, në Ministrinë e Financave, është emëruar pedagogu i menaxhimit bankiar dhe financiar në Universitetin grek të Pireut, Gjikas Harduvelis.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





