30 janar 2014- Sulmuesi shtatlartë dhe një nga më të spikaturit tek skuadra durrsake, dje ka firmosur tek skuadra e Veronës. Samb, ka qenë pjesë e Kievo Veronës para se të bëhej pjesë e skuadrës durrsake, me të cilën është bashkuar qysh në fund të vitit të shkuar ku edhe ka nisur provën. Samb luajti edhe në miqësoret që skuadra durrsake zhvilloi gjatë fazës përgatitore në Turqi, ndërkohë që dje ai ka firmosur tek skuadra e Veronës. Sulmuesi shtatlartë 25-vjeçar u pëlqye shumë nga drejtuesit e Teutës dhe trajneri Roberto Sorrentino, por sipas mediave italiane, ai dje u bë zyrtarisht pjesë e Veronës,ndërsa më parë ka luajtur edhe me Monzën, Kremonezen dhe me Lumezanen.
/ Agjencia e lajmeve "Dyrrah" /





