Biznesmeni dhe filantropi Samir Mane ka qenë i ftuar në një emision televiziv në Tv Klan, ku ka bashkëbiseduar me fëmijët. Është hera e dytë që Mane shfaqet në ekran në një format të tillë.

Ai iu përgjigj disa pyetjeve me “spec” nga ana e vogëlushëve, ku rrëfeu njohjen me bashkëshorten dhe marrëdhënien me vëllezërit në fëmijëri, jo me pak tone humori.

Më poshtë pjesë nga biseda e tij me fëmijët:

Priami: Unë këtu te “Piter Pani” jam njohur me një gocë, po ti ku je njohur me gruan tënde?

Samir Mane: Je njohur me një gocë? A mund t’ia thuash emrin?

Priami: Të vij ta them te veshi se s’mund ta them këtu.

Samir Mane: E kemi sekret.

Alketa Vejsiu: Vetëm unë dhe populli.

Samir Mane: Jam shumë i kënaqur për zgjedhjen tënde. Unë nuk e kam njohur gruan në moshën tënde, e kam njohur kur kam qenë më i madh, e kam njohur në Vjenë të Austrisë, aty jemi njohur bashkë. Kështu që përgjigjja është në Vjenë para shumë vitesh. Por ndërkohë sekretin që më the mua mbaje.

Alketa Vejsiu: Sa vite keni bashkë?

Samir Mane: 30 vjet.

Alketa Vejsiu: 30 vjet sukses, 30 vjet martesë e suksesshme. Kjo po që është një arritje shumë e mirë!