NEW YORK, 17 mars 2013-"Samir Pirgu, është ai që ka lindur në Shqipëri – por që po i jep shumë kulturës italiane sidomos operës së famshme duke "ndërtuar një urë të jashtëzakonshme kulturore mes shqiptarëve dhe italianëve" dhe identifikuar veten si shqiptarë, kudo në metropolet e botës", tha DioGuardi
Samir Pirgu, nëna, babai dhe e dashura e tij – ishin të ftuar në një darkë miqësore New Yorku në Klubin Fondacioni i Qytetarëve të Kolombit . Në këtë darkë mori pjesë Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, i pari dhe i vetmi lobi shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kryesuar nga Presidenti Jozef J.DioGuardi një ish kongresmenin republikan i Nju Jorkut, me gruan e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një shkrimtare, analiste e politikës së jashtme, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe publiciste.
Të ftuar special ishin Ambasadori Ferit Hoxha Shef i Misioni i Përhershëm i Shqipërisë ne OKB, z Ardian Tahiri, Coordinator of Internationl & Regional Admissions, si edhe anëtarët e bordit të LQSHA, z Zef Balaj, z Agim Aliçkaj dhe gruaja e tij Sadete, z AsllanÇekaj dhe gruaja e tij Rozi, Gjithashtu, anëtarë të stafit të Pirgut dhe manaxheria, gazetaret e Associated Press dhe New York Times, si dhe vëllai me bashkëshorten e Tenorit më të madh të të gjitha kohërave Luciano Pavarotit.
DioGuardi, duke i uruar mirëseardhjen në New York, u shpreh se ky është një rast i veçantë të takohem dhe të dëgjojë për Saimir Prigun – njeriun që shërben tani edhe si një lidhje mes shqiptarëve dhe italianëve. Dhe jam shumë i kënaqur kur shohë në këtë darkë edhe disa anëtarë të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, e cila është i vetme organizatë lobiste shqiptare në SHBA, që ka promovuar demokracinë në Shqipëri, dhe ka luftuar për të drejtat e shqiptarëve nën ish Jugosllavi.
"Samir Pirgu, theksoi DioGuardi është ai që ka lindur në Shqipëri – por që po i jep shumë kulturës italiane sidomos operës së famshme duke "ndërtuar një urë të jashtëzakonshme kulturore mes shqiptarëve dhe italianëve" dhe identifikuar veten si shqiptar, kudo në metropolet e botës."