Klubi i Interit zyrtarisht ka një pronar të ri, pas dështimit të Steven Zhang për të paguar kredinë trevjeçare prej 395 milionë euro deri më 21 maj.

Samiti i parë zyrtar mes drejtuesve të Interit dhe Oaktree u realizuar. CEO i zikaltrve Beppe Marotta dhe CEO i Korporatës Alessandro Antonello u takuan me drejtuesit kryesorë të fondit amerikan.

“Si pronësi e re, ne e dimë përgjegjësinë tonë të madhe ndaj komunitetit dhe trashëgimisë historike të Interit. Ne jemi të përkushtuar ndaj suksesit afatgjatë të klubit dhe besojmë se ambiciet tona për Interin bashkohen me ato të tifozëve të tij pasionantë në Itali dhe në mbarë botën”, ishin fjalët e para të drejtorit menaxhues të Oaktree, Alejandro Cano.

Ekzekutivi i lartë i fondit amerikan më pas shpjegoi: “Objektivi ynë fillestar është stabiliteti operacional dhe financiar i klubit. Ne kemi respekt të madh për ekipin drejtues të Interit dhe presim me padurim të punojmë ngushtë me ta për të dhënë një udhëheqje të fortë në klub. Arritja e yllit të dytë ishte një moment vendimtar për klubin dhe objektivi ynë është të vazhdojmë suksesin e arritur në fushë me një rrugë rritjeje dhe suksesi afatgjatë”.

Oaktree dhe ekipi drejtues i Interit do të jenë në kontakt gjatë javëve të ardhshme për të planifikuar ekipin e sezonit të ri.