Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, ka reaguar lidhur me samitin që do të zhvillohet më datë 23 dhe 24 korrik në kampin e muxhahedinëve iranianë (MEK) në Manëz të Durrësit.

Ambasada bën me dije se lidhur me ngjarjen “qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022”.

Më tej në njoftim ambasada njofton qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri për veprimet që duhet të ndërmarrin për t’u ruajtur nga një sulm i mundshëm.

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje

Monitoroni mediat lokale

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj

Mbani një profil të ulët

Gjithashtu ambasada vë në dispozicion numra telefoni dhe adresat e saj në mediat sociale për të gjithë ata qytetarë që do të kenë nevojë për ndihmë nëse kërcënimi zë vend.

Samiti Botëror i Iranit të Lirë në Durrës, Ambasada e
Samiti Botëror i Iranit të Lirë në Durrës, Ambasada e