Kërcimi i organizuar nga fëmijët me rastin e samitit BE-Ballkan Perëndimor, bëri që dy liderë të vendeve demokratike të kërcejnë dhe të shijojnë tingujt e muzikës.

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel, nuk i rezistuan dot tingujve të muzikës.

Ata u kapën në kamera duke kërcyer sado pak e duke qeshur me njëri-tjetrin.

Korrespondenti i “Financial Times”, Henry Foy shpërndau në Twitter videon, duke shkruar me nota humori: Ja pse politikanët nuk duhen të kërcejnë dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve.