Ndërsa sytë e gjithë Europës sot janë drejt Tiranës, kryeministri Rama ka zgjedhur të presë në një mënyrë të pazakontë liderët evropianë në ambientet e Kryeministrisë.

Pas pritjes në tapetin e kuq, të gjithë u zhvendosën brenda kryeministrisë ku midis gjithë liderëve po luhej një skenë baleti nga dy artistë.

Kjo shfaqje u pasua me zbulimin e një pikture të një artisti të njohur italian, për Evropën.