Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga pjesëmarrja në Samitin e drejtuesve të 47-të shteteve, që u mbajt në Budapest.

Në fotot e publikuara shihen shtrëngime duarsh dhe momente diskutimi, teksa nuk kanë munguar as të qeshurat.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.