Tirana mikpret më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shprehet krenar që do të bëhen bashkë në Shqipëri liderët e të gjithë kontinentit.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për faktin se më 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.