Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi në platoformën e tij socliale ‘Truth’, një mesazh privat të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në të cilin ai e përgëzoi atë për “suksesin e madh” që po afrohet në samitin e Hagës.

“Evropa do të japë kontributin e saj në një mënyrë të konsiderueshme, siç duhet, dhe kjo do të jetë një fitore për ju”, thuhet në të.

“Do të arrini diçka që asnjë president tjetër amerikan, nuk e ka arritur në dekada.

Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm t’i bindnim të gjithë të angazhoheshin për të arritur 5%”, thuhet në mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte.