Search

Samiti i Paqes për Ukrainën, presidenti Begaj niset sot për në Zvicër

    

Këtë të shtunë, presidenti i Republikës Bajram Begaj, do të udhëtojë drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.

Samiti do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.

Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Begaj, do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës.