17 shtator 2013- Përfundon takimi i 5-të Rajonal i Presidentëve i mbajtur dy ditë rresht në qytetin e Durrësit. Në mbyllje të samitit, presidenti Bujar Nishani theksoi se tashmë idetë janë të qarta; bashkëpunim dhe rrugë e përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Dje dhe sot pata privilegjin te kisha te ftuar dhe pjesëmarrës në samitin e 5-të të presidentëve të rajonit, Presidenten e Kosovës edhe Presidentin e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Samiti ishte një rast tjetër i vijimësisë së kontributeve tona të përbashkëta, në konsolidimin jo vetëm të takimeve dhe forcimit të miqësisë mes nesh, por dhe shprehjes së ideve tona në funksion të objektivave të përbashkët, ku spikat kontributi për fqinjësisë ë mirë dhe bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve tona. E ardhmja është një e ardhme e përbashkët dhe jemi optimist. U nënvizua më shumë dhe më fortë, mundësia e rrugëtimit të përbashkët të integrimit të BE. Integrimi në BE është dhe mbetet prioritet kryesor dhe ky rrugëtim i përbashkët do i bëjë proceset me eficente”, u shpreh Nishani.
Ivanov-Korridori i 8
“Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë dalje në korridorin e 8 dhe pikërisht kjo është një qëllim dhe i takimit tonë sot këtu. E vlerësojmë Korridorin 8 dhe ndaj kërkojmë që të arrijë deri në Qafë Thanë dhe ndaj qeveria po punon për të gjetur investitorë. Ndaj këto Samite si ky sot kanë vlera dhe qëllime të caktuara”.
Mali i Zi, Josipoviç-Korridori 8
Ne kemi mbyllur një cikël takimesh që kanë qenë në Vlorë, Budva etj. Autostrada do të lidhte të gjitha vendet e rajoni dhe meriton të afirmohet si projekt i fuqishëm dhe ia vlen të financohet
”Jahjaga-Ftesa për Serbinë dhe Bosnjën
"Vitin e ardhshëm organizimin e këtij Samiti e ka Kosova dhe unë u bëj thirrje shteteve të Bosnja dhe Serbisë që të jenë pjesë e këtij Samiti në mënyrë që të ngremë ura bashkëpunimi në mënyrë që të përmirësojmë jetën e vendeve tona”.
Serbia dhe Bosnja mungojne ne Samit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në kuadër të takimit të 5-të Rajonal të Presidentëve po zhvillon një takim me Presidentin e Maqedonisë, George Ivanov. Ndërkohë, që u vu re mungesa e Presidentit të Serbisë dhe Bosnjës, pavarësisht marrjes së ftesës përkatëse.
Tematika kryesore, rreth së cilës është diskutuar në këtë samit të pestë të radhës është: “Përqasje për shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas”.
Synimi i këtij takimi ka qenë gjetja dhe shfrytëzimi i mëtejshëm i fushave me interes të përbashkët që çojnë drejt forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal midis 4 vendeve.





