NATO do të bashkëorganizojë Samitin e Rinisë së NATO-s të këtij viti më 13 maj në Miami, Florida dhe Stokholm, Suedi.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale fton të rinjtë të bashkohen me sfidën e Samitit të Rinisë së NATO-s, për një shans për të fituar një vend të paguar në një nga dy qytetet ku do ndodhë samiti.

“Të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç ftohen të paraqesin propozime krijuese duke shpjeguar se cili është roli i tyre në formimin e një të nesërmeje të sigurt.

Mos e humbisni këtë mundësi për të marrë pjesë”, thuhet në njoftimin e amabasadës së SHBA-së në Tiranë.

Ambasada njofton se aplikimet do të pranohen deri më 16 prill 2024 dhe fituesit do të zgjidhen dhe do të njoftohen deri më 22 prill 2024.