Ministri Igli Hasani mbajti sot fjalën hapëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

“Shqipëria ka qenë një anëtare e përkushtuar e këtij procesi, kemi mbështetet tregun e lirë. Jemi krenar për arritjet si marrëveshja roaming rajonale dhe 5 marrëveshjet e lëvizshmërisë të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.
Shqipëria mbetet e angazhuar plotësisht në rrugëtimin transformues, zgjerimi i BE jo vetëm një proces politik, por investim strategjik për paqen në Europë. Me çeljen e grupkapitujve jemi në rrugën e duhur drejt integrimit. Deri në fund të vitit presim të hapim të gjithë grupkapitujt”, tha Hasani.