Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.
Në fjalim, Osmani ka thënë se në ditët më të vështira për popullin tonë, shtetet demokratike na erdhën në ndihmë duke dërguar sinjal të qartë se nuk do të lejojnë shtypjen e shfarosjen e një populli që luftonte për lirinë e vet.
25 vite pas Kosova është pjesë e aleancave që po mbrojnë vlerat e lirisë, është shprehur presidentja Osmani.