Korea e Veriut ka vendosur të dërgojë 12,000 ushtarë për të mbështetur Rusinë në agresionin e saj në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, kontigjenti i parë prej 1500 ushtarësh koreano-veriorë janë tashmë në Rusi, ku do të zbarkojnë në terren në qytetin Vladivostok.

Kreu i diplomacisë së Kievit, Andrii Sybiha‎, kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ndaj asaj që e quajti “pushtimit të Evropës nga Koreja e Veriut”.

Ndërkohë që kreu i qeverisë Zelensky nga Brukseli, ku mori pjesë në samitin e BE Ukrainë-Lindje e Mesme, i bëri thirrje perëndimit ta mbështesë të fitojë luftën, madje duke i kujtuar edhe angazhimin e vendeve të mëdha në fillim vitet 90 kur në këmbim të lëshimit të arsenalit bërthamor i garantuan sigurinë.

“Na mbroni ose na ktheni armët bërthamore”, ka thënë Zelensky.

Për më tepër, Moska pretendon se forcat e saj po rimarrin disa fshatra të pushtuara nga Kievi në rajonin rus Kursk, ndërsa trupat e 501 ushtarëve ukrainas të rënë në luftime janë riatdhesuar nga Rusia në Kiev.

Gjithashtu, presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Rio de Zhaneiro në mes të nëntorit, duke shpjeguar se prania e tij do ta “shkatërronte” samitin.