17 dhjetor 2014 – Mesa duket sulmuesi Shqiptar, Sokol Cikalleshi nuk do t’i bashkohet ekipit të Sampdorias në merakton e janarit. Prej kohësh skuadra italiane ishte vënë në kërkim të një sulmuesi për të zvëndësuar të riun Gabiadini i cili me shumë mundësi do të largohet nga Sampdoria në drejtim të Napolit ekip me të cilin ka dhe një marveshje. Spekullohej se do të ishte pikërisht sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi si i përzgjedhuri i Mihajlovic për të zvëndësuar Gabiadinin por mesa duket drejtuesit e klubit italian kanë ndryshuar mendim.
Sot ata kanë arritur zyrtarisht marveshjen me sulmuesin argjentinas, Joakin Korea. Talenti 20 vjeçar i Estudiantes i cili luan disa pozicione në repartin e sulmit, është bërë tashmë pjesë e Sampdorias për shumën e 10 mln $ dhe nga janari ai do të vihet nën urdhërat e trajnerit Mihajloviç. Edhe pse jo zyrtarisht, kalimi i këtij futbollisti tek italianët i ka mbyllur dyert Cikalleshit i cili duhet të shqyrtojë ofertat e tjera dhe ndoshta të harrojë përkohësisht pistën “Sampdoria”. Këtë e theksojnë edhe mediat italiane kur flasin për transferimin e Koreas te Sampdoria.





