Nga të gjitha markat e telefonave inteligjentë në botë, një kompani ka arritur të dominojë listën e telefonave më të shitur në Evropë në vitin që lam pas dhe ajo është “Samsung”.

Por, së fundmi “Xiaomi” ka kapërcyer “Samsung” duke marrë pozicionin e parë si lider në tregun e smartfonëve në Evropë, sipas Strategy Analytics.

Rritja e shitjeve në 12 muajt e fundit i ka lejuar Xiaomi të dërgojë 12,7 milionë smartphone në të gjithë Evropën në tremujorin e dytë të vitit 2021, një shifër prej + 67,1% në bazë vjetore.

Si rezultat, gjiganti kinez tani mban 25,3% të celularëve në rajon.

Rritja e Xiaomi ka qenë më e madhe në Itali, Rusi, Ukrainë dhe Spanjë.