KORE E JUGUT, 15 mars 2013 – Samsung ka lançuar një smartphone, i cili lejon përdoruesit të kontrollojnë ekranin e tij 12,5 cm, duke përdorur vetëm sytë.
Galaxy S4 vjen vetëm 1 vit pas S3, një produkt i cili u shit në më shumë se 40 milionë njësi në mbarë botën.
Analistët parashikojnë se Samsung do të jetë sfiduesi më i madh i dominancës së Apple në lidhje me produktet e telefonisë së lëvizshme.
Galaxy S4 do të nxirret në shitje në të gjithë botën nga fundi i prillit.
Përmes një serie pamjesh kryesore, firma koreano-jugore demostroi opsionin kryesor të telefonit, i cili ishte aftësia për t’u kontrolluar pa e prekur, por vetëm me shikim. Duke përdorur “Smart pause”, përdoruesi mund të ndalojë një video, vetëm duke hequr shikimin nga ekrani.
Ndërsa softi “Smart Scroll” analizon sytë e përdoruesit dhe njëkohësisht lëvizjen e kycit të dorës, në hulumtimin e email-eve apo përmbajtjeve të tjera.