Kompania “Samsung” ka prezantuar në Kinë gjatë smartphone-n Galaxy A9.
Ky është telefoni i gjeneratës së fundit, Galaxy A9 ka ekran 6 inç me rezolucion FullHD AMOLED. Anësoret tek ekrani janë shumë të holla.
Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 652 me 3GB dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës microSD.
Kamera parësore është 13 megapiksel me hapje f/1.9 dhe stabilizuesin optik të imazheve. Ndërsa kamera ballore është 8 megapiksel.
Telefoni ka edhe një sensor për shenjat e gishtave, që gjendet brenda butonit kryesor. Ai operon me sistemin Android 5.1.