24 Gusht 2014 – Eventi IFA i shtatorit do të sjellë edhe zbulimin e Samsung Galaxy Note 4. Pak përpara këtij prezantimi, Samsung ka publikuar një video që tregon forma të ndryshme të shkrimit të dorës.
Video po ashtu tregon sesi lapsi i quajtur “S Pen” ndihmon përdoruesit e Galaxy Note të kapin informacion të rëndësishëm duke mos qenë nevoja e përdorimit të tastierës QWERTY.
Në fundin e klipit, Samsung na kujton për datën 3 shtator duke pyetur “A jeni gati për Note?” Samsung e ka kthyer phablet-in në një nga pajisjet e shumë kërkuara e cila pritet me kureshtje të madhe çdo gjysmë viti. Më poshtë mund të shikoni videon e prezantimit të Samsung.
(PCWorld Albanian)
–





