DURRES – Kompania San Leon, që po kërkon për naftë dhe gaz në detin Adriatik, pranë Durrësit, ka bërë sot të ditur se sipas treguesve, parashikohen burime të konsiderueshme nafte dhe gazi në këtë zonë, njofton agjencia For Traders. 

Kompania San Leon, që ka marrë të drejtën nga qeveria shqiptare, për të eksploruar në detin Adriatik më 31 janar të vitit 2011 bën të ditur se gjatë kërkimeve janë identifikuar rreth 3.2 trilionë metra/kub gaz dhe 145 milionë fuçi gazi, ndërkohë që një studim është duke u ndërmarrë me qëllim për të kryer eksplorimin, i cili synohet të kryhet në vitin 2014.