Stadiumit legjendar "San Siro" po i vien fundi.Dy skuadrat Milani dhe Interi i kanë paraqitur komunës projektin e stadiumit të ri.

Një impiant modern i cili do të kushtoj 1.2 miliardë euro pritet të jetë shtëpija e re e 10 herë fituesve të Ligës së Kampionëve. Ky stadium do të ketë një kapacitet prej 60.000 vendesh dhe pritet të jetë më moderni në botë.

Tashmë pritet vendimi i komunës që aktualisht po heziton, duke e parë që Milano do t’i pres Lojërat Olimpike të viti 2026 dhe San Siro vështirë se do të rrënohet.