Skandali i basteve që ka shpërthyer në Itali është kthyer në një shqetësim të madh jo vetëm për Gadishullin Apenin, por edhe më gjerë.

Shumë futbollist janë përfshirë në platformën online të vendosjes së basteve, ndërsa së fundi në skenë ka dal edhe Sandro Tonali.

Mesfushori i Newcastle United, ka pranuar të bashkëpunoj në lidhje me këtë rast, duke pohuar se ka vënë baste edhe për futbollin dhe gjithashtu për Milanin në kohën kur ai ishte pjesë e kuqezinjve.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe klubi i tij, Newcastle.

“Newcastle United mund të konfirmojë se Sandro Tonali është subjekt i hetimit nga Prokuroria Italiane dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në lidhje me aktivitetin e paligjshëm të basteve. Sandro është plotësisht i angazhuar në hetim dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet përkatëse. Ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e plotë të klubit. Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Neëcastle United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme për momentin”, thuhet në komunikatën për shtyp.