BE po dënon veten duke i zbatuar kërkesën e Washington për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.
Megjithatë, ndërkohë që politika e kufizimeve nuk dëmton SHBA, BE "vuan" miliarda në euro humbje. Në një intervistë me gazetën spanjolle "El Pais", Lavrov foli për gjendjen e mjerë të marrëdhënieve BE-Rusi, duke i përshkruar ato aq larg normales.
"Kërcënimi mitik rus është imponuar mbi evropianët, kryesisht nga jashtë. Përplasja midis BE-së dhe Rusisë, vendosja e sanksioneve, u imponua mbi vendet evropiane ‘me urdhër të drejtpërdrejtë nga Washington,"-tha diplomati.
Por Lavroc u shpreh se SHBA nuk u përball me ndonjë efekt të kundërt nga politika që mbështeti, ndryshe nga BE.
"Sipas vlerësimeve shtetet e BE kanë pësuar mbi 100 miliardë euro nga vendosja sanksioneve. Është e rëndësishme që politikanët evropianë ta kuptojnë këtë,"-shtoi ministri.
Rusia, e cila duhej të hakmerrej, është gati të heqë kufizimet e vendosura ndaj mallrave evropiane në vitin 2014.