Shumë shtete kanë vënë sanksione ndaj Rusisë pas nisjes së sulmeve kundër Ukrainës.

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka vendosur të ndalojë anijet luftarake ruse të kalojnë në detin e zi.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Ukrainës Vlodomyr Zelensky, në Twitter.

Gjithashtu, Turqia i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake dhe humanitare.

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Populli i Ukrainës nuk do ta  harrojë kurrë këtë”, ka shkruar Zelensky.