Në një fjalim drejtuar popullit ukrainas presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi sulme të reja me raketa nga forcat ruse në qytete të ndryshme të vendit të tij.

Sipas Volodymyr Zelensky , sulmet synonin jo vetëm infrastrukturën ushtarake, por edhe civilët.

Presidenti ukrainas siguroi gjithashtu se forcat e vendit të tij ndaluan avancimin e trupave ruse në shumicën e fronteve.

Zelemsky tha sot se sulmi i vazhdueshëm rus ndaj vendit të tij tregon se sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi nuk janë të mjaftueshme.

Kreu i shtetit kritikoi faktin se si vazhdon thjesht të shikojë nga larg se çfarë po ndodh në Ukrainë, pak orë pas goditjeve të reja të forcave ruse në Kiev, në Zaporizhia dhe ndërsa sirenat e mbrojtjes ajrore tingëllojnë në qytetet e Ukrainës perëndimore, veçanërisht Lviv.