Me një këngë të të madhit Domenico Modugno, Amara Terra Mia (Toka ime e hidhur), këngëtari shqiptar, Ermal Meta, ka lënë pas 15 këngetarë të tjerë të cilët u ngjiten në skenën e festivalit te 56-të Sanremos duke konkurruar për çmimin COVERI ME I MIRE 2017.
Ka qenë një shkëputje nga gara e kampioneve të Sanremos ajo qe ka ofruar nata e trete e festivalit ne skenën e teatrit Ariston. 16 këngëtarë, janë ngjitur në skenë duke interpretuar këngët me të njohura të muzikës italiane dhe jo vetëm.
Ermal Meta mori çmimin e parë për interpretimin më të mirë të coverit, i cili u vendos nga kombinimi i jurisë dhe televotimit.
Çmimi për coverin më të mirë, ka qenë edhe çmimi i parë që është ndarë në natën e tretë në festivalin e Sanremos, i cili do te shfaqet edhe për dy netë te tjera në gjigantin “Rai”.