Grupi i rrokut Maneskin janë shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremo.

Pas tij u renditën Francesca Michielin & Fedez, në vendin e dytë, dhe Ermal Meta në vendin e tretë.

Këngëtari me origjinë shqiptare siguroi vendin e parë, në fazën e parë të televotimit me këngën “Un milione di cose da dirti” dhe emri i tij përmendej në mediat italiane si fitues i Sanremo 2021.

Ai ishte konkurrent i Sanremo edhe tre vite më parë ku u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Votimi

Në garë për të rrëmbyer çmimin e parë ishin 26 këngëtarë, të cilët interpretuan këngët e tyre gjatë pjesës së parë ku u votuan përmes televotimit.

Në fund të fazës së parë, u eleminuan 23 prej tyre dhe tre dolën finale, Ermal Meta, Francesca Michielin & Fedez dhe Maneskin.

Këngëtarët që u renditën në tre vendet e para interpretuan sërish dhe vota e tre jurive hyri në lojë, për të shpallur fituesin.

Protesta

Por ndërkohë që në teatrin Ariston mbahej Festivali i 71-të i Sanremo, një grup protestuesish prej rreth 30 personash kanë mbërritur në rrugën Matteoti përpara teatrit, por janë ndaluar menjëherë policia.

Disa demonstrues mbanin maskat e protagonistëve të serialit të njohur “La Casa De Papel”, një simbol i revoltës kundër sistemit dhe rezistencës.

“Duam vetëm punë”– ishin thirrjet e tyre në kor, teksa përmendnin emrin e Amadeus, i cili është prezantuesi i Festivalit të Sanremo.