ROME –  Përcaktohen “të mëdhenjtë” që do të këndojnë në festivalin e Sanremos. Raphael Gualazzi, Elio e le Storie Tese, Chiara, Almamegretta, Malika Ayane, Daniele Silvestri, i Modà, Simona Molinari con Peter Cincotti, Marco Mengoni, Marta sui Tubi, Simone Cristicchi, Annalisa, Max Gazzé e Maria Nazionale janë 14 të mëdhenjtë që do të ngjiten në skenën e teatrit Ariston.  

Ajo çfarë vihet re në pamje të parë në edicionin e vitit të ardhshëm është se Sanremo do të tentojë të jetë një festival kontemporan dhe i muzikës pop.

Edicioni i ardhshëm do të jetë i karakterizuar nga dy elementë mjaft të rëndësishëm: cilësia dhe kontemporaniteti. Ishte vetë drejtuesi i këtij festivali Fabio Fazio, i cili e nënvizoi këtë gjë gjatë një interviste për Tg1. Në të njëjtën kohë ai shprehu keqardhjen e tij për pamundësinë për të futur mes emrave BIG shumë artistë të tjerë që u paraqitën në konkurim. "Ky festival do të jetë një festë e madhe dhe në të do të përfshihen edhe artistë të tjerë që kanë kontribuar në historinë e Sanremos”,- tha Fazio.