Në periudhën më festive të vitit, ku personazhi më i përfolur mediatik është Babagjyshi, Santa Claus Fc gjen sponsor dhe eviton mbylljen.Skuadra nga Rovaniemi, që aktualisht militon në kategorinë e tretë finlandeze, njoftoi arritjen e marrëveshjes së rëndësishme ekonomike. Skuadra zyrtare e Babagjyshit siguroi mbështetje financiare për të vazhduar aktivitetin e saj, që deri më tani ishte seriozisht në rrezik.
Vetëm pak orë përpara Krishtlindjeve, skuadra e Santa Claus Fc mori një ndihmë të rëndësishme nga Kina. Grupi Bewin Sports & Culture, i specializuar në organizimin e eventeve dhe prodhimeve për tregun aziatik firmosi akordin e bashkëpunimit me klubin finlandez. Përveç sponsorizimit në fanella, në marrëveshje parashikohen edhe një sërë aktivitetesh, si pjesëmarrja e ekipit të të rinjve në turne në Kinë dhe pjesëmarrja e skuadrave nga Kina në aktivitetin Santa Claus Cup, që zhvillohet çdo vit në muajin korrik.
Santa Claus Fc u krijua në Lapponi, në vitin 1993, ku dy skuadrave amatore të Rovaniemit u erdhi ideja gjeniale e bashkimit. Në këtë mënyrë, klubet jo vetëm që evituan falimentimin e sigurt, por vendosën të quheshin Santa Claus FC. Menjëherë u shndërruan në fenomen mediatik, për imazhin mjaft pozitiv që përcillnin. Por, përjet bujës sepse si president kanë Babagjyshin, rezultatet në fushë nuk kanë qenë ndër më të mirat, me ekipin që ka luajtur gjithmonë në kategoritë e ulëta.